Karshillëk ndaj SHBA/ OFL heq nga lista e 2020-ës; verifikimin e 2 milionë Euro pasuri kr.imi, të prokurorit Petrit Fusha

“Pamfleti” e paralajmëroi më 28 shkurt 2020/ Me këtë skenar nuk u preket asnjë pasuri, sepse ligji shfuqizohet më 31 dhjetor 2020, ndaj dhe shefat e qeverisë dhe drejtësisë, relaksohen tek resorti “Fusha Mai Tai”; ndërsa OFL po çon zarfa dhe në kafene lagjesh, por jo tek “fushat” e kri.mit e korrupsionit, megjithëse e detyron ligji “KÇK”, sepse Sulejman Fusha është ende në burg në Spanjë, i dënuar me dosje të DEA-SHBA, për trafik ndërkombëtar kokaine

Në datën 28 shkurt 2020, “Pamfleti” denoncoi faktin, se prokurori Petrit Fusha, nëpërmjet kryeministrit Rama; po inskenonte daljen nga lista e OFL, për t’i shpëtuar verifikimit të pasurive afro 2 milionë euro, që sipas vetë-deklarimit, i paska siguruar me “kursime nga paga e dhurime”.

Pas këtij shkrimi, pati reagim “të përgjithshëm” nga kryeministri Rama, i cili e quajti “shpifje” dhe u “betua”; se ligjit “KÇK” dhe verifikimit të çdo qindarke të zezë, nuk do t’i shpëtonte asnjë kri.minel i dënuar, nën hetim e familjarë të tyre pasanikë.

Mirëpo parlajmërimi i “Pamfleti”-t, ishte i saktë, mbasi Rama-Veliaj e kanë hequr familjen “Fusha”, nga verifikimi pasuror; paçka se trafikanti i kokainës Sulejman Fusha, është ende i burgosur në Spanjë, me dosje të DEA-SHBA.

E sipas ligjit, bëhet dhe verifikimi pasuror i vëllait, prokurorit Petrit Fusha, gruas drejtore në Bashkinë-Tiranë dhe 2 djemve shefa në qeveri: një në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa tjetri në Ministrinë e Infrakstrukturë-Energjisë.

Sipas ligjit, verifikimi bëhet dhe tek motra Nurie Fusha (Beram Duka), tek djali xhaxhit, oligarku Çim Fusha; i skeduar për lidhje të zeza me kr.imin; e deri tek krushqitë e tyre familjarë.

Por çfarë ka ndodhur?

Ditën e hënë, në grupin drejtues të OFL, me përbërje Ministrin e Brendshëm (kryetar), Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e SPAK e të SHISH, është hartuar lista operacionale për verifikimin pasuror, të personave që OFL, do t’u dërgojë zarfat deri më 31 dhjetor 2020.

Në këtë listë, bashkë me “begot” e Ballës; “sanxhaktarët” e Qazim Sejdinit, “nallbanët” e Sandër Frangajt; “besot e ulajt” e Rama-Berishës; e “ismailajt, gimet, bekimët, almirët” e Metës, janë hequr dhe “fushët” e Rama-Veliajt.

Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, emri i trafikantit “Sulejman Fusha” e vëllait të tij Petrit Fusha; janë hequr nga lista e OFL për vitin 2020, duke mos u përfshirë në kontigjentin e personave, që sipas ligjit “KÇK”, duhet t’u verifikohet burimi i pasurive.

Me këtë heqje nga lista, pasuritë e trustit “Fusha”, nuk do të preken nga ligji, madje do legalizohen me amnistinë pasurore që po përgatit banda “Rama”; paçka se janë vënë me trafik kokaine, korrupsion dosjesh në prokurori, me “lavatriçe” ndërtim kullash e deri me resortin luksoz “Mai Tai” në farkë, me vlerë mbi 1 milionë euro.

Pasuritë e “fushëve”, garantohen nga loja që kanë bërë Rama-Veliaj, duke e hequr nga listat e OFL për vitin 2020; kur dihet që ligji KÇK, është në fuqi deri më 31 dhjetor 2020.

Lëvizjen e parë, për të shpëtuar pasuritë dhe përballjen me drejtësinë, prokurori Petrit Fusha e bëri më 6 mars 2019 me ndihmën e Arta Markut, Gentit të KLP e Gentës së KPK, duke dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, vetëm 15 muaj para kalimit në “Vetting”.

Me këtë vendim, drejtësia dhe OFL, harrojnë dosjen pasurore të Petrit Fushës; por dhe aktivitetin e tij në shkelje të ligjit gjatë detyrës; kur sipas dosjes së “Veting” që ka ONM-SHBA; vetëm 10 vitet fundit, ka zhdukur, falsifikuar e mbyllur 234 dosje në favor të kr.imit e korrupsionit, njera prej tyre, dosja e “Erjon Veliaj” e vrasjes së 17-vjeçarit Gjoklaj në landfillin e Sharrës./Pamfleti