Kapet sasi kolosale dro.ge në portin e Durrësit

Sekuestrohen 68 pako me lëndë nar.kotike he.roinë.

Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Tr.afiqeve dhe N.arkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe go.ditjen e tra.fikut të lëndëve na.rkotike, parandaluan dhe go.ditën një tjetër tentativë për tra.fikim të dro.gave të forta.

Si rezultat u vu në pra.nga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar he.roinë.