“Kam prova bindëse që Arjan Konomi ka…”.  Gazetari p.las bombën: Palaço, tha se s’kishte bërë kurrë por i kam të faktuara se…



Një diskutim i ndezur ka ndodhur mes Gazetarit Andi Vrapi dhe Opinionistit të Për’Puthen,Arjan Konomi. Gazetari Vrapi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’, ku ka bërë deklarata shumë të forta për Arjanin, ku përveçse ka rrëfyer detaje se si nisi sherri fillimisht, ka deklaruar se ka prova bindëse se Arjani i ka komentuar me profil falso.



Si nisi debati midis tyre?



“Është një budallëk me brirë, mua thjesht më erdhi një mesazh nga një mikesha ime që më thoshte që Lediana është e fejuar dhe e ka partnerin në burg në Belgjikë dhe unë e shpërndava në instagramin tim kaq. Pavarësisht se mori mbi 1 mijë share ai story. Dhe u bë lajm, nga ana tjetër kjo gjëja u bë shumë “big”mediatikisht dhe Lediana reagoi dhe në një story duke quajtur  ‘këta nuk janë gazetarë’ domethënë Lediana nuk e di nga është. Është edhe pedagoge gazetarie që na mëson” u shpreh Andi me ironi për rastin e debatit midis tij dhe Arian Konomit, për arsyen se si nisi e gjithë historia.

Çfarë bëri Andi Vrapi që ‘indinjoi’ Arjan Konomin?

“Dhe Ariani filloi të jepte leksione gazetarie e kishte për Fatmën, për Meridianin e kishte dhe për mua nga ana tjetër duke na thënë palaço që s’dijmë të bëjmë ngaqë merremi me meme. Gjitha gjërat që tha. Dhe unë thjesht çfarë bëra, duke qenë se Arjani u shpreh se nuk kishte bërë kurrë thashetheme në jetën e vet, kishte drejtuar një revistë shumë serioze. Unë kapa një gjë që e hodhi poshtë të gjithë deklaratën e Arianit që ishte një konflikt që ka pasur me Soni Malaj para disa vitesh. Dhe në një intervistë Arjani shprehej se nuk kishte bërë asgjë të gabuar por vet Soni kishte ngrënë pilaf me pulë në dasmën e saj dhe kishte bërë një liste të dashurish të Sonit dhe këto nuk ishin ‘ Gossip’ sipas tij”,  u shpreh  Andi Vrapi.

Ndërsa hedh dhe akuza se opinionisti Arian Konomi ka komentuar me një llogari fallco për rastin në fjalë:

“Dhe kjo gjëja u bë shumë e madhe. Dhe unë jam i sigurtë që Arjani ishte me fake acount aty që po komentonte” Unë jam shumë i bindur dhe i kam dhe provat bindëse por janë gjëra që nuk tregohen në ekran”, tha ai.