Jo më 1 djalë/ Fillon “Love Story 2”, si do përzgjidhen protagonistët? Alket Vejsiu sapo e zbuloi, ja kur nisin alikimet



Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se pas përfundmit të “Love Story’ në TV Klan do të fillojë  “Love Story 2”.



Vejsiu ka bërë me dije se në sezonin e dytë të spektaklit nuk na pret më vetëm një protagonist, por dy! Do të jenë një djalë dhe një vajzë. Secili prej tyre do të ketë 10 meshkuj (vajza) dhe 10 vajza (djali), për të zhvilluar takimet përkatëse dhe për të jetuar paralelisht “përrallat” e tyre të dashurisë.



“Këtë sezon do doja të kishim pasur dy protagonistë, Saimirin nga njëra anë me vajzat dhe nga ana tjetër të ishte një vajzë me 10 djem. Kështu mendoj se do të jetë sezoni tjetër. Me një vajzë dhe një djalë në fron dhe secili do të ketë pretendentët e vetë.”- ka treguar Alketa më herët.

Në Instastory, ajo shprehet se ky edicion i dytë s’do t’i dedikohet vetëm dashurisë, por edhe famës. Ndaj, në “Love Story 2” mund të marrin pjesë edhe ata që duan të bëhen të famshëm, të promovojnë bizneset e tyre apo të përjetojnë histori dashurie si nëpër filma, të rrethuar gjatë gjithë kohës nga kamerat dhe gjithmonë në sytë e publikut.

Gjithashtu, “Love Story 2” do të hapë dyert edhe për personat që kërkojnë eksperiencë televizive.