“Je perverse dhe se.ksiste”. ‘Mbërtheu Sindin’, Arjan Konomi kryqëzohet nga Ina Kollçaku: O zot, sapo kuptova se…



Ka plasur keq debati mes opinionistit Arjan Konomi dhe ish-konkurrentes së parë të Për’Puthen, Ina Kollçakut.



Nisur nga fjalët e opinionistit, Ina Kollçaku, ish-konkurrentja e “Për’puthen 1” ka reaguar ashpër në Instastory-n e saj.



“Sapo kuptova që fjala ‘perverse’ qenka krijuar nga Arjan Konomi dhe ka kuptim një zgjedhje jo e zakonshme. O Zot!”.

Nisur nga informacionet që vetë moderatorja ka, Ina shkruajti më tej:

“Seksizmi është një term i lidhur vetëm me paragjykimet me bazë gjinore. Psh: Vajzat/ gratë veshin rozë. Pse ke veshur bluzë rozë si vajzë?

Djemtë/ Burrat punojnë në ndërtim. Pse burrë je ti të punosh në ndërtim?”

Në një tjetër status, Ina shkroi:

“Fjala femër madje është traumatike për një feministe, nëse nuk po përdoret vetëm për seksin, psh në pasaportë. Vajzë dhe grua është i vetmi term i saktë. Unë kur dëgjoj ‘jemi femra’ më vjen të vdes”.

“Ngacmimi seksual nuk është seksizëm. Ngacmimi seksual është ngacmim seksual! Seksualisht ngacmohen vajzat, djemtë, homoseksualët, biseksualët dhe unë si sapioseksuale, sa herë dikush thotë diçka idjote!”

“Ju përshëndes tani! Zoti mbroftë adoleshentët që kanë këto shembuj! Uroj të harrojnë me moshë ç’a kanë dëgjuar sot! Ju lutem, blini një libër!”, përfundoi kështu Ina.