Japonia korr sukses me kurën ndaj Covid-19, ilaçi Avigan do të shpërndahet falas në 20 vende të botës

Japonia ka ofruar falas ilaçin kundër koronavirusit, për 20 vende të botës. lajmin e mirë ek a bërë me dije vetë ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi. Anadolu Agency shkruan se kura që është përdorur ndaj Covid-19 do të dërgohet në Turqi, Bullgari, Çeki, Indonezi, Iran, Arabi Saudite dhe shumë vende të tjera.

Tridhjetë vende të tjera kanë shfaqur interes për ilaçin. Ne do të punojmë me vendet e interesuara për zhvillimin e studimeve klinike të Avigan ndërkombëtarisht,”– tha Motegi para gazetarëve.

Ilaçi Avigan, njihet gjithashtu si Favipiravir dhe është një antiviral i zhvilluar nga Toyama Chemical e Japonisë për të trajtuar gripin, por studiuesit në Kinë thonë se ka efekt edhe ndaj koronavirusit.

Deri më tani, Japonia ka raportuar mbi 4.250 raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 93 përsona kanë vd.ekur. Vetëm një ditë më parë, kryeministri japonez, Shinzo Abe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Ai u kërkoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe kufizoi funksionimin e shkollave dhe shërbimeve të tjera.