Italia e goditur shumë keq, sh.p.ërthen mjekja e njohur: Ronaldo merr 1 milion euro rrogë në muaj, shkoni t’ju kurojë ai

Pas rasteve të fundit te te prekurve me virusin COVID 19, ku një jehonë jo të vogël bënë pozitiviteti i dy futbollistëve të Serisë A, si juventini Daniele Rugani dhe sampdoriani Manolo Gabiadini, një fizioterapiste, e specializuar edhe në infermieri, e quajtur Valeri Kambiagi, ka bërë bujë me postimin e saj.

Ajo u ka dalë në mbrojtje mjekëve italianë, që prej dy muajsh po luftojnë hapur me virusin, për të shpëtuar pacientët e prekur.

Valeri ka sh.përthyer me anë të një statusi, kuptimi i të cilit është që qeveria italiane mbi të gjithë të nisë të kthejë seriozisht sytë nga përparëset e bardha, të cilat edhe pse me rroga absurde, janë të parët që shkojnë të ndihmojnë dhe të luftojnë të shpëtojnë edhe milionerët e miliarderët, siç mund të jenë futbollistët.

“Ju u jepni 1 milion euro rrogë në muaj disa futbollistëve dhe 1300 euro studiuesve shkencorë e mjekëve. Tani, shkoni t’ju shërojë Ronaldo”, ishte postimi në “Facebook” i Valeri Kambiagit, e cila nuk kishte se si të mos bënte xhiron e rrjeteve, por edhe mediave të ndryshme, por duke prekur me emër konkret ylli i Juventusit, që paguhet 31 milionë euro neto në sezon.

Sigurisht që fizioterapistja nuk do të ketë pasur diçka direkte me portugezin, por e ka marrë emrin e tij të bujshëm, për të vënë në qendër të vëmendjes faktin se pas kësaj traume, mjekët italianë dhe jo vetëm vazhdojnë që të jenë në vijën e parë të sulmit të Koronavirusit, duke luftuar me atë çdo minutë, për të fituar këtë sfidë të frikshme.

Lexo edhe: