Ishte duke luajtur kur merr lajmin tr.onditës, ç’i kishte ndodhur familjes së Di Maria, trajneri nuk mendohet 2 herë, merr vendimin e prerë



Angel Di Maria ka qenë duke luajtur në ndeshjen mes Paris SG kundër Nantes kur ka marrë lajmin e rëndë se shtëpia e prindërve të tij është sulmuar nga hajdutët.



Ishte minuta e 62-të e ndeshjes kur argjentinasi u zëvendësua dhe kjo ndodhi pasi drejtori sportiv Leonardo ia kërkoi trajnerit Pochettino.



Sigurisht që ai ishte i tronditur, pasi hajdutët kishin thyer shtëpinë ndërkohë që familjarët ishin aty. Gjithsesi pas sqarimit të situatës Di Maria u rikthyer të shihte ndeshjen në minutat e fundit dukshëm me një shqetësim të madh.

Lajmi shokues në fund të ndeshjes ishte se edhe shtëpia e prindërve të Marquinho-s ishte vjedhur nga hajdutët.

Përsa i përket ndeshjes Paris SG e humbi me rezultatin 1-2, por në fund të ndeshjes trajneri Pochetino u shpreh se gjatë pjesës së dytë nuk u fol për futboll, por për atë që ndodhi me futbollistët e tij.