Infektohet me Covid, gazetari i njohur në gjendje të rëndë



Në gjendje të rëndë pas infektimit me Covid, ndodhet gazetari i mirënjohur Larry King.



Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ndodhet i shtruar në një spital në Los Anxhelos, por gjendja nuk është aspak e mirë.



Prezantuesi i CNN, 87-vjeçari dikur drejtonte emisionin e tij “Politicking”, ndërkohë që prej kohësh kishte probleme me shëndetin.

Në vitin 2017, prezantuesi legjendar njoftoi se vuante nga kanceri i mushkërive, ndërkohë që në 2019 ai iu nënshtrua një ndërhyrje në zemër ndërsa në të njëjtin vit pësoi dhe goditje në tru.