“Im shoq më përmbush në pikëpamje të tjera”, Spiropali zbulon edhe dhuratën që i bëri Rama për ditëlindje: Shpresoj të jetë e mirë s’e kam provuar…



Ministrja socialiste Elisa Spiropali, në një intervistë ndryshe me gazetarin Ermal Peçi ka rrëfyer momente nga jeta e saj përtej politikës.



Spiropali zbuloi edhe dhuratën që i ka bërë kryeministri Edi Rama për ditëlindje, një shishe verë, çka është traditë në Kryeministri, tha ajo.



“Im shoq nuk është njëri i dhuratave, por më përmbush në pikëpamje të tjera. Rama dhuron shishe me verë për ditëlindje, është një traditë në kryeministri. S’kam suvenir tjetër, vera mjafton, por s’e kam provuar, shpresoj të jetë e mirë”, tha Spiropali në “Abcneës”.

E pyetur nëse në dollap ka veshje që nuk i ka veshur kurrë, ajo u shpreh:

“Kam një stil dhe qëndroj në atë stil”, tha Spiropali.

Më tej ajo foli edhe për fobinë që ka që në vogëli, gjilpërën.

“Kam një fobi nga gjilpëra, sa herë që duhet ta bëj, madje kur shkova të lind fëmijët, fola me mjekun dhe i thash duroj gjithçka, të lutem vetëm serum mos më bëni. Më ka bërë alergji në vogëli penicilina dhe që atëherë më ka mbetur kjo fobi”, tha ajo.