I moshuari 107-vjeçar fiton betejën me ko.ronavirusin, flet nipi: Ky është se.kreti i tij

Një i moshuar, i cili jetoi gjatë Gripit Spanjoll, Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore tashmë ka mposhtur edhe koronavirusin. Rudolph ‘Rudi’ Heider e fitoi betejën me Covid-19, pikërisht në kohë për ditëlindjen e tij të 107-të.

Rudolph luftoi me sëmundjen për disa javë ndërsa qëndronte i izoluar në një shtëpi kujdesi në Chesterfield, Missouri, SHBA. Të martën, familjarët e tij morën lajmin e mirë se i moshuari ishte tashmë gati që të dilte nga izolimi pasi kaloi 2 javë pa asnjë simptomë.

Nipi i Rudit, Matthew Heider u shpreh për mediat se ai dhe bashkëshortja e tij Janet, e kaluan muajin duke u lutur që ai të shërohej duke e ditur që kushtet nuk ishin në favor të tij.

I pyetur se cili ishte sekreti i tij, nipi i të moshuarit thotë: Mendoj se ka shumë të bëj fakti që ai ka pasur një sjellje pozitive dhe se mendja e tij është shumë aktive.

Heider mendohet të jetë një nga personat më të moshuar në botë që është shëruar nga ko.ronavirusi.