‘I keni ditët e numëruara’- Dalin pamjet e sh.errit me fqinjët, Lefteri: Bashkë do shihemi në…



Del filmimi i muajit prill të këtij viti, ku shfaqet Lefter Zhidru me bashkëshorten e tij, Floreshën, teksa konfliktohen me disa banorë të lagjes ku jetonin prej vitesh me qira.

Gjatë pandemisë, i moshuari që u ekzekutua ditën e djeshme nga RENEA, kishte telefonuar policinë në orët e mbrëmjes sepse ndihej i shqetësuar nga zhurmat që bënin të rinjtë.



Siç dhe dëgjohet në video, edhe pse në praninë e uniformave blu, Floresha dhe Lefteri nuk ngurojnë të vijojnë debatin me tone të larta me të rinjtë, duke u thënë atyre se ‘do të shihemi në gjyq’.



Në debat e sipër, i riu që filmon videon i thotë 71-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij se i kishin ditët e numëruara.