“I ati mori miliona euro për betonizimin e landfillit të Fierit”/ Ish-deputetja e LSI i përgjigjet Murrizit: Shitesh për 5 lekë! Babai im nuk ka shkelur kurrë në Verri, bashkë shihemi në gjykatë



Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj i është përgjigjur deputetit Myslim Murrizit, i cili një ditë më parë nga foltorja e Kuvendit tha se në vitin 2016, betonizimi në landfillin e Fierit është hedhur nga i ati i saj, Fatmiri.  Në kundërpërgjigjen e saj, Mehmetaj prendon se Murrizi është porositur nga kreu i qeverisë, Edi Rama për të mbrojtur atë që ajo e cilëson si afera e inceneratorëve. Në fund ajo shton se i ati nuk ka punuar kurrë aty, siç pretendon Murrizi dhe se për deklaratën e tij do të përballet me të në Gjykatës.



Babai im nuk ka shkelur ndonjëherë në Verri, e jo më të ketë punuar për atë helm e vjedhje që po bëhet aty. Vazhdo shitu Myslym, se vetëm këtë di të bësh, me mua do të shihesh në gjykatë. Herë tjetër përpara se të përdoresh si mish për top, kërko ndonjë provë për broçkullat që nxjerr nga goja,“-shkruan ndër të tjera ish-deputetja.



Postimi i plotë: 

Ky njeri i ulët që nuk gëzon respektin e askujt e që nuk i kërkon dot votën as bashkëfshatarëve të tij. Ky njëri që shitet për 5 lek, e mbijeton si shushunjë duke pirë nga gjaku e djersa e të tjerëve duhet të mendohet mirë përpara se të përmend emrin tim e të familjes time. E shoh që Edi Rama është trembur keq qoftë nga denoncimi i ashpër që po i bëjmë aferave si ajo e inceneratorëve e qoftë nga ekipi në rritje i LSI dhe ka ndërsyer qentë e tij të lehin lartë e poshtë, por këtë herë ka gabuar rëndë. Ndryshe nga Murrizi, që është kthyer në atlete të përdorur të Edi Ramës e që pranon me votën e tij në parlament çdo aferë e paligjishmëri, unë e familja ime jetojmë me dinjitet e karakter. Babai im nuk ka shkelur ndonjëherë në Verri, e jo më të ketë punuar për atë helm e vjedhje që po bëhet aty. Vazhdo shitu Myslym, se vetëm këtë di të bësh, me mua do të shihesh në gjykatë. Herë tjetër përpara se të përdoresh si mish për top, kërko ndonjë provë për broçkullat që nxjerr nga goja.