
Një lajm tejet i rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Ylli Agolli, një nga emrat më të mëdhenj të mundjes sonë.
Një ikonë e mundjes, si sportist dhe ish-trajner që për shumë vite me radhë ka kontribuar në sportin burrëror, ku punoi me pasion të jashtëzakonshëm, duke arritur majat më të larta. Nga duart e Agollit kanë dalë shumë emra të mëdhenj të mundjes shqiptare, të cilët kanë arritur rezultate të shkëlqyera si në Kampionatet Kombëtare, gjithashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Agolli ishte pedagog i sportit dhe një personalitet i padiskutueshëm i sportit, i cili me aftësitë e tij teorike dhe praktike i shërbeu për dekada me radhë mundjes. Ai ka drejtuar skuadra si “Studenti”, “17 nëntori”, gjithashtu edhe ekipin Kombëtar, duke regjistruar rezultate të mrekullueshme.
Mbremjen e djeshme, Rudina Hajdarin e.
Një autmjet eshte shkrumbuar nga flakët.
Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur.
Këtë të diel në Përputhen Prime.
Lini një Përgjigje