Humbi njeriun e shtrenjtë një ditë më parë, Armand Duka bën dedikimin prekës

Vellezerit Duka, njeri Presidenti i FSHF-së Armand dhe tjetri kryetar i nje partie Agroni, humben nenen nje dite me pare.

Agron Duka reagoi sot përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Kreu i futbollit shqiptar falenderon të gjithë miqtë dhe personat që e ngushëlluan për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të dashur.

plakaNë pamundësi për të përcjellë nënën e tij në banesën e fundit me të gjitha zakonet për shkak të pandemisë së koronavirusit, presidenti Duka uron që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të kujtohet nëna e tij me të gjitha vlerat që i takon.

Mesazhi i presidentit të FSHF-së Armand Duka pas vdekjes së nënës së tij:

Në këto ditë të vështira nuk arrita ta përcjell Mamin tim sipas të gjitha zakoneve të cilat ne dhe ajo donim shumë t’i respektonim. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, miqtë e të afërmit që arritën ta përcjellin Mamin për në banesën e fundit, që na ngushëlluan përmes telefonatave e mesazheve të shumta.

Uroj ta kalojmë sa më parë këtë situatë të vështirë e të rikujtojmë edhe njëherë Mamin tonë apo siç do të thonin qindra nxënës që ka mësuar dhe edukuar në 40 vite arsimi e mësuesie: Zysh Vajdijen.

Ju përqafoj të gjithëve!