Hidhet Shorti në ‘Air Albania’, përzgjidhen grupet për Kategorinë e Parë, ja kush janë



Janë përzgjedhur grupet për Kategorinë e Parë pas hedhjes së shortit në ambientet e stadiumit “Air Albania”.



GRUPI A: Besëlidhja, Korabi, Erzeni, Burreli, Dinamo, Veleçiku, Oriku, Vora, Partizani B



GRUPI B: Flamurtari, Luftëtari, Pogradeci, Lushnja, Besa, Egnatia, Turbina, Elbasani, Tomori

Më pas janë tërhequr goglat, që përcaktojnë edhe rrugëtimin e 18 skuadrave që do të garojnë këtë sezon në Kategorinë e Parë. Faza e tretë përcaktohet në bazë të renditjes së skuadrave në përfundim të fazës së dytë.

Grupia A – Java e Parë: Besëlidhja-Vora, Burreli-Veleçiku, Korabi-Oriku, Erzeni-Dinamo, Partizani B (pushim)

Grupi B – Java e Parë:  Elbasani-Egnatia, Lushnja-Besa, Pogradeci-Luftëtari, Flamurtari-Turbina, Tomori (Pushim).