“Havjar, shampanjë dhe…”. Bëjnë thirrje për qytetarët, por ja ç’bëjnë Ministrat dhe zyrtarët e lartë (Pamjet)



Ndonëse bëjnë thirrje të njëpasnjëshme për respektim të masave anti-COVID, përfaqësues të partive dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë ja kanë ‘shtruar një dreke me shampanjë, havjar dhe pa maska,duke sjellë dhe nisjen e hetimeve nga policia franceze.



Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin urdhëroi hetimin, duke thënë se mbledhje të tilla, duke shkelur rregullat e bllokimit të Covid, do të ishin “krejtësisht të papranueshme”.



Një kanal televiziv privat në Francë, “M6” publikoi në faqen e saj në Tëitter një filmim të fshehtë ku ministrat shfaqen duke ngrënë havjar, duke pirë shampanjë dhe pa maska.

Një kamerier është dëgjuar duke i thënë reporterit i cili u paraqit si mysafir se njerëzit që vijnë nuk mbajnë maska dhe sapo të hyni këtu nuk ka më Covid. Mendohet se menuja fillonte nga 160 € deri në 500 €. Të ftuarit janë parë duke u përqafuar dhe duke injoruar distancimin social, shkruan BBC.

Videoja është bërë virale dhe njerëzit e kanë shpërndarë me hashtagun #OnVeutLesNoms, që do të thotë “ne duam emrat”. Nëse shpallen fajtorë, ministrat mund të përballen me një gjobë deri në 15,000 euro dhe 135 euro për shoqëruesit.

Franca tani është në bllokimin e saj të tretë, ndërsa kufizimet hynë në fuqi të Shtunën dhe do të vazhdojnë për katër javë, me synimin për të frenuar një rritje të rasteve me Covid-19.