Habit Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, nuk kam njohur asnjë të tillë

Edhe pse ndan tendera, jep koncensione e bën ligje në favor të interesave të tyre, kryeministri Edi Rama thotë se në Shqipëri nuk ka oligarkë. Ai shprehet se s’ka njohur deri më tani asnjë person që të ketë cilësitë e oligarkut. Rama i bëri deklaratat gjatë një video-konference me gazetarë.

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë mjafton tu referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzione. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët. Oligarkët janë ata që influencojnë drejtëpërdrejtë vendimmarrjet e qeverisë apo të parlamentit dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre. Nuk kam njohur deri më sot asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri, dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë I diktuar nga bindjet tona dhe sigurisht nga qasja jonë në raport me interesat e vendit” , tha Rama.