“Gham gham style!”/ Roboti duke kërcyer, “Lajthit’ Rama, vendos maskën e f.rikshme dhe çudit të pranishmit në takim me atë që thotë



Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Korçë në Bibliotekën e qytetit e cila është kthyer në një qendër edhe të zhvillimit teknologjik.



Në një moment Rama ka vendosur një maskë, duke u transformuar në një personazh të frikshëm, ndërsa meraku i tij ishte se ”lodrën” do t’ia merrte djali i tij Zaho.



‘Do të ma marrë Zaho këtë’, u shpreh Rama, ndërkohë që më herët u përball dhe më një robot që performonte këngën: gham gham style!

“Në Bibliotekën e Re ultramoderne të Korçës, ku po merr jetë edhe qendra e re e mësimeve të teknologjisë së lartë, për t’i futur të rinjtë në rrugën e punësimit në tregun global online, ku pa qenë aspak të detyruar të lëvizin nga vendlindja ata mund të krijojnë të ardhura të larta.

Plani ynë i Veprimit 2021 – 2025 parashikon krijimin e qendrave të tilla, fillimisht në disa bashki qendra qarku, në Veri e në Jug, për t’i shtrirë ato në krejt bashkitë e vendit brenda kësaj dekade ku kemi hyrë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.