Gazetari pl.as B.OM.BËN/ Basha, sherr të ash.për me Yuri Kim: Nuk jam Luli Basha, jam…

Një debat i ashpër i zhvilluar mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, është zbuluar mbrëmjen e sotme nga gazetari i njohur, Çim Peka.

Sipas tij Basha i ka bërë të qartë diplomates amerikane se ai nuk është “Luli Basha” por “zoti Basha, kryetar i opozitës”.

“Nga burimet e mia, ose thënë më shkurt nga burimet pranë një medie që informohet nga Ambasada Amerikane shumë shpesh. Ka pasur një bisedë shumë të acartë, të fortë nga kryetari i opozitës zoti Basha me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, gjatë drekës.

Me tone shumë të ashpra. Ku zoti Basha i ka bërë të qartë ambasadores “unë nuk jam Luli Basha. Unë jam zoti Basha, jam kryetari i Opozitës. Nëse vazhdoni të jeni në lojë me kryeministrin Rama , vazhdoni me të”, tha thënë gazetari.