Gazetari lëshon paralajmërimin e fr.i.kshëm: Ka informacion se..ja ku do bëhet at.entati ndaj…

I dyshuari kryesor për vr.asjen e bujshme në vitin 2012 të Gentian dhe Nezir Beqirit, është transferuar nga bu.rgu 302 drejt një dhome sigurie.

Kjo është deklaruar nga gazetari investigativ, Artan Hoxha i cili thotë më tej se vrasësi i dyshuar, Ervis Bardhi, është transferuar nën statusin e dëshmitarit të mbrojtur, pasi dëshmia e tij mund të zbardhë shumë ngjarje të tjera kriminale.

Gazetari zbuloi edhe detaje nga momenti i arrestimit të Bardhit pasi kishte kryer vrasjen për të cilën ishte paguar me para por edhe me 200 kg kanabis.

Hoxha  tha se policia e ndaloi për këtë ngarkesë në një makinë ku ai ndodhej në një makinë bashkë me Gentian Malindin, i cili është në kërkim nga policia lidhur me kontenierët me drogë që vinin nga Ekuadori në Portin e Durrësit.

Sipas Artan Hoxhës,  për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit ngjarje është i dyshuar edhe Florenc Çapja por nga provat hetimore ka rezultuar se ai nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur ndodhi ngjarja.

“Ervis Bardhi është një person i arrestuar për atentatin e 15 gushtit ku u vranë Gentian Beqiri dhe babai i tij. Gentian Beqiri është vrarë në gjumë dhe për këtë ngjarje janë arrestuar Florenc Çapja dhe një person tjetër. Ai ishte larguar drejt Maqedonisë dhe është kthyer pak pasi ka ndodhur ngjarja. Kjo bëri që ai të lirohet. Në vendngjarje është gjetur një celular që i përket Ervis Bardhit. Ai është identifikuar ai autori i Gentian Beqirit. Katër persona, dy prej të cilëve në rolin e vëzhguesit kanë kryer vrasjen. Ata kanë pritur të dalë motra me të fejuarën. Derën ia ka hapur babai Nezir Beqiri”.