Gati 9 orë mbledhje/ Flet Yuri Kim: Kam një mesazh, SHBA do bëjë gjithçka që…

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka folur para pak minutash për negociatat për reformën zgjedhore.

“Të 3 ne ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë shpenzuam rreth 9 me të gjithë anëtarët e Këshillit Politik. Ishte një ditë e gjatë dhe vështirë por ka përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve u është kërkuar të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është miku dhe aleati ynë”, tha ajo.

Kim tha se sot ka qenë një ditë e gjatë diskutimesh, por palët kanë bërë përparime.  “Qëllimi ynë sot dhe nesër, se do ritakohemi nesër, është se Shqipëria do përmbushi rekomandimet e ODIHR që të jetë anëtar me të drejta të plota në BE. Nëse konsensusi për këto pika për të cilat ODIHR ka thënë nuk arrihet, palët nuk duhet të vazhdojnë më me këto kërkesa.  Sikurse e kam thënë, ne duam që Shqipëria të jetë në Europë. Kjo është dëshira e SHBA dhe e shqiptarëve. Ne do të bëjmë gjithcka që kjo të arrihet”, tha ndër të tjera ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim.