Futbolli në ZI/ Ndahet nga jeta në moshë fare të re Futbollisti i njohur, ishte duke…oh zottt



Është ndarë nga jeta si pasojë e një ataku kardiak futbollisti francez, ish-sulmuesi i Bastia dhe një sërë klubesh në Francë, Kristofer Maboulou në moshën 30-vjeçare.



Ky i fundit është ndarë nga jeta në vendlindjen e tij, Montfermeil, në periferi të Parisit. Përpjekjet për t’i shpëtuar jetën kanë qenë të pamundura nga mjekët.



Sipas raportimeve nga mediat franceze, ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i ndjeri, po zhvillonte një ndeshje minifutbolli me shokët e tij. Lajmi i hidhur është mësuar nga ish-klubi i tij, Bastia, që i shprehte ngushëllimet familjes së Maboulou.

Aktualisht lojtari me origjinë nga Kongo, ishte pjesë e skuadrës së Thonon Evian në ligën e 4-t franceze.