FOTOT e fri.kshme/ Denoncimi në ShkodraNews: Kabina elektrike që rrezikon jetën e njerëzve, askush nuk…

Një denoncim i fortë ka mbërritur pak më parë në ShkodraNews. Një qytetar shpreh shqetësimin e madh për kabinën elektrike që rrezikon jetën e njerëzve, sidomos të fëmijëve, pasi është e hapur.

Siç e shikoni edhe në fotot që ka sjellë qytetari në adresën tonë kjo kabinë elektrike është një rrezik permanent për qytetarët dhe duhen marrë masa të menjëhershme.

Denoncimi i plotë

Miremrama shkodraneës. Jam nje qytetar qe jetoj tek rrugica e kafes se Madhe dhe te gjithe si banore e kemi kete shqetesim. Kabina elektrike ne pjesen me te madhe te kohes eshte e hapur dhe rrezikon jeten tone me kabllot e dala perjashta. Nje femije nga pakujdesia apo kureshtja mund te hyje brenda dhe do te ishte fatale. Asnje mase nuk eshte marre nga OSHEE, e nga asnje institucion tjeter. Ketu vjen e fut duart kushdo, pa pyetur per asgje. Ju lutem publikojeni sepse nuk dijme kujt ti kerkojme ndihme per ta izoluar e rritur sigurine. Kjo kabine ka shperthyer ne flake disa here edhe nuk ka mjaftuar qe dikush me vu dore. Jetojme ne mes te shkodres me kete gjendje, imagjinoni te ishim ma larg.