Forca të shumta policie te Kryeministri, ja ç’po ndodh



Policia e Tiranës ka shpërndarë një protestë që tentoi të mbahej përpara ambienteve të kryeministrisë ditën e sotme.



Protestuesit ndodheshin aty në mbështetje të imamit Genc Balla, i cili ndodhet në rregjimin 41 bis, për shkak se është i dënuar me 17 vite burg për terrorizëm.



Mbështetësit e tij nuk u lejuan që të vazhdonin protestën nga ana e policisë.