Fëmijën 4 vjeç e zuri korenti se vajti për të pirë ujë, flet nëna: Bashkia e vráu, nuk kam lekë ta várros

Nëna e fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Beratit zbuloi se gjithcka ndodhi sepse donte të merrte ujë. Duke folur për “Fax News”, u shpreh se mësoi nga një sh.ok i të birit se kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Më tha një 10 vjeçar, shok i tij që loz me të. Unë e çova në spital me një vajzë, kishte një Benz të parkuar. E kapi korenti se vajti për të marrë ujë. Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët.

E kapi korenti te llamba. Unë isha te kafeneja, ai vajti për të pirë ujë e për të lypur. Aty e kapi korenti dhe e gjeta të vdèkur djalin. Bashkia duhet të përgjigjet për fëmijën tim, të marrë masa për ata korenta. Nuk më kanë dhënë asgjë, as miell, asgjë. Me ca do i ushqeja kalamajt? Ndihmë nga Bashkia, me çfarë ta várros unë, kam lekë unë. Ta va.rrosë shteti dhe të përgjigjet Bashkia që më ka vrárë fëmijën tim”, tha nëna e dëshpëruar, Reshide Brahimasi, e cila kishte dy fëmijë dhe tani ka mbetur vetëm me vajzën.

Edhe gjyshërit e fëmijës së ndjerë akùzojnë bashkinë për humbjen e nipit. “Ishte fije korenti që e lanë këta të bashkisë, kur vajtëm neve e gjetëm fëmijën të vdèkur. Cfarë është kjo kështu, është turp i madh. Kjo bashkia jonë këtu në Berat është kot.

Kur vajti nëna e gjeti. Ishin dhe dorë e bardhë që e ngritën. Kur vajtëm, e gjetëm të vd.ekur cunin te lulishtja”, thanë ata.

Ndërsa një banor i zonës u shpreh se i çojnë të gjithë fëmijët të luajnë në atë park, prandaj rrezíku ekziston ndërkohë që askush nuk mban përgjejgësi. “Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët”, tha banori i revoltuar.