FBI shqiptare/ “Ja kush janë 8 personat’ që do vihen përballë makinës së të vërtetës, dalin emrat dhe foto

Janë vetëm 8 persona ata që do të vihen përballë makinës së të vërtetës për kreun e BKH-së, ndërsa 10 të tjerë janë s’kualifikuar.

NJOFTIM PËR MEDIA NË LIDHJE ME PËRZGJEDHJEN E DREJTORIT TE BKH-së:

E premte 14.02.2020

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

1-Aida Veizaj

2-Ardian Çipa

3-Artur Beu

4-Ervin Hodaj

5-Gentjan Shehaj

6-Lindita Nushi

7-Idajet Faskaj

8-Ylli Pjetërnikaj