Erdhën menjëherë në ndihmë/ Përlo.tet gjenerali i FSK: Jemi vëllezër, nuk e harrojmë kurrë të…



Shqiptarët e Kosovës ishin të parët që u solidarizuan me tra.gjedinë natyrore të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, duke ofruar ndihma ushqimore, financiare dhe strehim për të gjithë banorët e prekur.



Vëllezërit dhe motrat tanë nga Kosova, hapën dyert e shtëpive për qytetarët që mbetën pa një strehë në kokë nga tërmeti, “pushtuan” Durrësin dhe Thumanën, por jo vetëm me automjetet e tyre me ndihma dhe morën qindra qytetarë në banesat e tyre, për t’i strehuar.



Në një intervistë për ‘Abc Neës’, komandati i FSK, gjeneral Rrahman Rama, u shpreh mes emocioneve se Kosova do të jetë gjithnjë e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë, pasi nuk harrojnë të kaluarën.

Ai u shpreh:

Kemi dëgjuar histori të dhimbshme, ata e dinin se ku shkonin dhe kujt po i ndihmonin. Do jemi të gatshëm kurdo por shpresojmë dhe lutemi që të mos ndodhë asnjëherë. Jemi vëllazër, jemi shumë afër dhe nuk e harrojmë të kaluarën. Në anglisht i thonë “pay back” ju na keni dhënë ndihmën në kohën më të vështirë të popullit tonë, kemi obligim moral dhe kombëtar sepse në kohëra të vështira ne kemi patur familjet këtu.”