Episodi më i dhimbshëm, Ejlyl shpëton por detyrohet të bëhet vrasëse, çfarë do të ndodhë me Alinë



Ali sqaron Ejlylin se ai po e bën këtë punë për shkak të detyrës së tij. Ai bën një plan për të shpëtuar Ejlylin. Ejlyl do të duhet të qëllojë me armë Aliun dhe do të zhduket për disa ditë. Ejlyl mes lotësh plagos Aliun dhe largohet.



Ajo strehohet tek Fadik dhe i tregon gjithçka. Ali i tregon Toprakut dhe Feridesë të vërtetën për misionin e tij. Feride detyrohet t’i gënjejë vajzat për Ejlylin. Defne në gjendje të dehur shkon të takojë Ezhderin në shtëpinë e tij.



Ezhder futet në telashe prej Defnes. Zehra dyshon se mes Ezhderit dhe Nazanit ka diçka. Ali futet në probleme pasi mafiozi kërkon të gjejë Ejlylin dhe ta vrasë.

Kur vajzat nuk mund të arrijnë te lidhen me Ejlyl, panikohen. Duke parë Ejderin që po dilte nga shtëpia e Nazanit në mes të natës, Zehra nxjerr emrin e të dyve.

Nazan bën presion tek Danub për të ndarë Serkan dhe Cemre. Vajzat fillojnë jetën e tyre të re në banesën e Neriman.