Edi Rama hedh akuza ndaj Bashës: Kujdes….



Kreu i ekzekutivit Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.



Rama shkruan se Basha është duke shpërndarë dezinformim. Ai ka marrë rastin e një videoje të familjes Qosja në vitin 2018, ndërsa Basha e ka përdorur për qëllime politike ku tregohet jeta e tyre e vështirë mes varfërisë.



Por siç pohon kryefamiljari Agim Qosja, video është e vjetër dhe se do të ndjekë rrugën ligjore kundër Partisë Demokratike, për përdorjen e fëmijëve të tij për qëllime politike.

“PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë! kujdes nga helmi i dizinformimit” shkruan Rama.