“Edhe në ferr t’na çojnë…”. S’gjejnë qetësi as pas tërmetit, banorët e Thumanës mes lotësh, kanë vetëm një kërkesë, na dr.ithëruan



Thumana ishte një nga vendet që u go.dit më shumë nga tërmeti, por banorët edhe pas ngjarjes tra.gjike nuk po munden të gjejnë qetësi.



Trandafile Greku, kunata e Pëllumb Grekut që humbi jetën nën rrënoja me bashkëshoren Çeliken dhe djalin, Saimirin, thotë se njëri nga djemtë e kunatit emigroi në Francë nga frikë për të qëndruar në atë pallat dhe nga pamundësia për të marrë një banesë me qira diku tjetër. Thumana i kujton tragjedinë e familjes së saj, të kunatit, që thotë se e quante vëlla, arsye për të cilën nuk do të jetojë më në atë zonë. Më çoni edhe në një ferr thotë ajo e përlotur – vetëm të jetë larg atyre pallateve që u shkatërruan në 30 sekonda.



“Burri im ka humbur vëllain, nusen e vëllait dhe djalin e vëllait. Ato pallate para dy vjetësh thanë që janë të banueshme. Sa mori arratinë djali i kunatit tim dhe iku në Francë se nuk ishte i zoti të paguante qiranë, dhe i thanë që është i banueshëm. Kur erdhi puna pallati u shemb.  Si mund të hymë ne në atë pallat. Unë nuk e shoh dot Thumanën jo më të hyj në atë pallat që është i pabanueshëm, në ato rrënoja. Kur kam parë unë vëllain e burrit se e quaj si vëlla, unë nuk e dua jetën aty më çoni në një ferr të jetë sa më larg vetëm në atë pallat jo, nuk jetohet. U shemb. Kur na merrnin në telefon nga Franca nuk ishim të zot të jepnim përgjigje. Djali i vëllait iku se i thanë dil me qira, Doriani me Danielën vet i katërt, dhe ikën atje, dhe nuk gjeti dot as të atin as të ëmën as vëllain që e kishte si dritën e syve, krah të djathtë. Edhe tani na thonë pallat i banueshëm dy katësh, por si mund të futem unë në atë pallat”, shprehet kunata e Pëllumb Grekut.