E trishtë, përkeqësohet gjendja e të pla.gosurve nga shp.ërthimi, disa nisen drejt Turqisë



Për fat të keq, gjendja e disa prej të lënduarve nga shpërthimi i ndodhur në një restorant në Ferizaj, është përkeqësuar. Sipas mediave të huaja disa prej tyre janë nisur për kurim në Turqi.



Kryebashkiaku i Ferizajt, Agim Aliu, shkruan në Facebook: Po bëjmë përpjekje maksimale që për të lënduarit në gjendje më të rë.ndë, ta lehtësojmë procedurën për shërim në Republikën e Turqisë, sipas rekomandimeve të mjekëve, pas vendosjes së kontakteve nga Komuna e Ferizajt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës dhe kërkesës tonë pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë.



Zemërthyer e të tro.nditur jemi sot, jo vetëm ne ferizajasit, nga vala e zjarrit e shpë.rthimi i fuqishëm që lëndoi dhjetëra qytetarë.

Ferizaj do ta kapërcej edhe këtë plagë që nisi vitin. Të gjithë jemi me lutjet tona për shërimin e të lënduarve dhe pranë familjeve të tyre”.