E trishtë, ndërron jetë artistja e njohur shqiptare



Është ndarë nga jeta shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë dhe skenaristja Shpresa Vreto.



Vreto ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.



Vreto ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”, ndërsa në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”.

Disa nga librat që ajo ka shkruar janë “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Vreto ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.