E trishtë/ Miss-i shqiptar flet për abortin kur ishte 18-vjeçe. Çfarë i thanë doktorët



Françeska Mustafa  e ftuar në emisionin “Rudina”, ka folur për herë të parë për jetën e saj private.



Ajo tregoi se kishte ngel shtatzëne që 18-vjeç, por për fat të keq kishte dështuar në muajin e tretë.



Më pas, ata kishin shumë dëshirë që të bëheshin me fëmijë, e fati deshi që pas rreth një viti e gjysmë të sillnin në jetë djalin e tyre.

“19 vjeç unë kam mbetur shtatzënë, sapo mbusha 20 linda. Lindi Priam i cili tani është 3 vjeç. Ka qenë dëshira e të dyve, e imja dhe e Mateos, bashkëshortit. Ne kishim dëshirë që të vegjël të bëheshim me një bebe. Unë kam dashur vetë të impenjohem për rritjen dhe shëndetin e Priamit. Unë dy vite që kur ka lindur Priami kam ndejtur duke iu përkushtuar atij. Kam dashur të jem prezente në jetën e tij derisa të arrinte këtë moshë. E kam zgjedhur vetë dhe e kam shijuar shumë. Më ka privuar nga disa gjëra, por e kam zgjedhur vetë ta bëj.

Nuk kam asnjë peng sepse kam tim shoq që më ka sjellë në jetë gjithmonë atë që unë kam dashur. Dëshirën për tu bërë nënë e kam patur më të hershme dhe shumë pak njerëz e dinë këtë. Unë kam patur një shtatzëni para Priamit, kam qenë në moshën 18 vjeç. Unë mbeta shtatzënë dhe e kishim shumë merak atë fëmijë dhe mezi e prisnim, por ai fëmijë nuk ishte ngjizur ashtu siç duhej dhe dështoi në muajin e tretë. Kur unë vajta të bëja vizitën për të dëgjuar rrahjet e zemrës që mezi e prisja, nuk i kemi dëgjuar.

Ata thanë që fëmija duhet hequr, por unë nuk e bëra abortin. Ecja gjithmonë me shpresë, por fëmija pas dy javësh u shpërbë vetë dhe aty lindi akoma më shumë dëshira për të bërë një fëmijë tjetër. Neve na mbeti shumë peng, e kemi vuajtur shumë atë pjesë sepse aborti ndodhi një ditë para fejesës sonë, por e kalova mirë sepse kam pasur pranë njerëzit që i kam dashur”, tregoi Miss-i.