E t.urpshme çfarë po ndodh tani në Fier: Policia ndalon vajzat në rrugë për ti…

Ish-deputeti i PD, Luan Baçi ka publikuar disa pamje nga qyteti i Fierit, ku duket policia në postobllok që ndalon disa qytetarë. Por për demokratin, kjo është një sjellje e papërgjegjshme e Policisë të cilën e akuzon se u bën presion qytetarëve duke u vendosur gjoba ose duke u marrë para.

Në postimin e tij në Facebook, Baçi shkruan gjithashtu se ka ankesa se policia ndalon edhe vajzat, “për muhabet”, siç thotë ish deputeti, duke nënkuptuar tjetër gjë.

“Shikoni sjelljen selektive te policise ndaj qytetareve, ku disa me biçikleta i ndalojne, makinat luksoze i salutojne dhe qytetare te tjere i denojne”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTE I LUAN BAÇIT

Po ndodh tani ne Fier!

Denoncoj me force, sjelljen e papergjegjshme dhe te ulet te policise se Edi Rames.
Pasi i lene vete qytetaret e Fierit, te levizin lirshem, pa orarin e caktuar, ne momente te veçanta, me makina policie, te shumte ne numer, ndalojne, qytetare te zakonshem, duke u bere presion, duke vendosur gjoba, ose duke u marre, lek, sipas rastit.

Ka denoncime dhe ankesa te shumta, sidomos nga vajza, qe i ndalojne thjeshte per, “muhabet”

Perse jemi shpallur “zone e kuqe” per ti dhene akses policise, te sillet si pronare e jetes se qytetareve?

Kush ju a jep te drejten te ndalojne kur te duan ata? Ku te gjejne te drejten qytetaret, kur padrejtesia bie mbi ta?

Ndiqni videot dhe shikoni sjelljen selektive te policise ndaj qytetareve, ku disa me biçikleta i ndalojne, makinat luksoze i salutojne dhe qytetare te tjere i denojne.

SHIKONI VIDEON KETU