E rropi nga lekët dhe i la ‘nënën të vd.iste’, Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ distancohet nga Tirja, zbulon të vërtetat e hidhura…



Spitali Shefqet Ndroqi ka reaguar pas skandalit të publikuar mbrëmë ku sanitarja e spitalit COVID-2, hiqej si infermiere dhe i kishte marrë nën dorë 8 milion lekë një vajze që në këmbim të kujdesej për nënën e saj e shtruar pasi ishte me COVID.



“Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndjehet tejet i  lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, ç’njerëzor i  sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ ‘STOP’. Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Personeli shëndetësor i  spitalit duke u distancuar nga ky veprim do të vazhdojë të ofroj me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi. Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti. Personeli i shërbimit shëndetësor ‘Shefqet Ndroqi'”, thuhet në reagimin e spitalit “Shefqet Ndroqi”