“E pash kur ishte duke…”. 24-vjeçari rrëfen në Gjykatë se përse i gjuajti Mjekut brenda QSUT: Ishte duke e rrahur dhe sapo….



Është rrëfyer sot para gjyqtarëve 24-vjeçari Leonard Berisha, i cili akuzohet se ka gjuajtur Mjekun e QSUT, Petrit Gjorgjin.



24-vjeçari rrëfeu se mjeku i ka rrahur gjyshin dhe prandaj e ka goditur.



“Mjeku po më rrihte gjyshin, reagova. Jam jetim, jam rritur me gjyshin. Vetëm gjyshërit kam, ai është 80-vjeç. Jam shumë i penduar, por po më rrihte gjyshin”, tha Berisha.

Duke marrë parasysh dhe pendimin e të riut, Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e arrestit të shtëpisë, ndërkohë që vetë mjeku Gjorgji dha një tjetër version për ngjarjen.

“Kishim një pacient për veshkat. Në një moment ka rënë nga krevati dhe me ndihmën e kolegëve të tjerë kemi shkuar për ta ndihmuar. Për ta ngritur, unë e kapa jo të gjithë trupin, por nga këmbë, për shkak të pozicionit dhe e vendosëm sërish në krevat.

Një i afërm, që nuk po i shërbente e pa dhe ka ardhur më ka goditur nga pas. Ndërhynë mjekët dhe infermierët. Denoncova dhe erdhi policia që e ka marrë”, u shpreh mjeku të shtunën pas ngjarjes. (Lexo edhe ketu)

Gjorgji rrëfeu më tej se dhuna ndaj tij ishte e përsëritut, dhe kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha.

“Është rast i përsëritur për mua. Më ka ndodhur edhe në vitin 2004. Kjo nuk mund të ndodhë me bluzat e bardha. Unë do e ndjek çështjen, duhet të bëhet drejtësi”, u shpreh mjeku.