“E kemi shkër**yer fare këtë vend”



Monolog nga Erion Kristo



Çfarë kanë zviceranët më shumë se sa në? Mos kanë brirë? Ua them unë se çfarë kanë më shumë. Ata e kanë bërë më të bukur atdheun e tyre. Kurse ne mburremi…Jemi krenarë që jemi shqiptarë.



Nuk mund të jesh thjesht krenar që je shqiptar, por duhet të jemi krenar që ta bëjmë Shqipërinë më të bukur sepse e kishim shumë të bukur. E kishim dhjetë me yll, por tani i kemi hequr edhe yllin edhe njëshin.

Zvicra shkëlqen ne nxijmë, ideali i “Rilindësve dhe këtë e kemi bërë vetë.

Le t’i lëmë armiqtë mënjanë ata bëjnë pjesën e tyre. Por ne e kemi shkër**yer fare këtë vend. A kemi pasur të drejtë ta bëjmë këtë gjë? Mos na jep varfëria të drejtë të bëjmë gjithçka. A nuk kanë qenë gjyshërit tanë të varfër? Kanë qenë edhe më të varfër seç jemi ne sot, por nuk i kanë prekur pasuritë natyrore. Miliona vjet që na i ka dhënë natyra, Zoti quajeni si të doni…dhe në i kemi zhdukur për pak ditë.

E kemi humbur tërësisht dashurinë për këtë vend. Ne kemi dashuri vetëm për futbollin. Atë e shprehim me të madhe ne, por kur vjen puna për kanione që kanë qenë aty me  miliona vjet dhe ne për 30 sekonda i degjenerojmë. Po mirë…a do bëheni gjyshër ju? Do keni nipër? Po nipërve çfarë do tu tregoni, me çfarë do të mburreni. Do të mburreni që nuk keni qenë të zot të ruani atë pasuri të jashtëzakonshme që ka natyra shqiptare. Të gjitha vendet janë të bukura.

Nuk  është vetëm Shqipëria e bekuara e qiellit, por të tjerët ndryshe nga ne, i kanë zbukuruar vendet e tyre, kurse ne jemi bërë beton. Na ka hyrë betoni në tru të vogël. Unë them një gjë të thjeshtë, të kujdesemi për këtë dhe ku na shkel këmba në mënyrë që të mos na shkasë.  

Lexo edhe: