E fundit/ Zbardhet telefonata mes Ramës dhe Kryeministres serbe, zbulohet vendimi ur.gjent që u mor për të gjithë ne



Është zbardhur biseda telefonike që është zhvilluar mëngjesin e sotëm mes kryeministri Rama dhe homologes serbe Ana Brnabic.



Dy kryeministrat kanë marrë vendimin se shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Serbisë nuk do të jenë të detyruar që të jenë të pajisur me një test COVID-i.



Ky rregull do të hyjë në fuqi në datën 14 Janar, ndërkohë që Rama dhe Brnabiç kanë folur dhe për sfidat e përbashkëta sa i takon Covid, si dhe vijimin e bashkëpunimit në kuadër të minishengenit ballkanik.

Sipas mediave serbe plani është të nënshkruajmë tre marrëveshje të reja në periudhën e ardhshme. Kryeministri i Shqipërisë përcolli përshëndetjet për Presidentin Serb Aleksandër Vuçiç Kryeministrit Brnabic dhe u uroi qytetarëve të Serbisë një Vit të Ri.