E bu.jshme/ Vizitoi Tiranën pak ditë më parë, karantinohet eurokomisioneri Varhelyi



Eurokomisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi është vetizoluar, pasi një anëtar i ekipit të tij ka rezultuar me COVID-19.



Lajmin e ka bërë të ditur vetë eurokomisioneri Varhelyi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Tëitter.



“U informova sot se një anëtar i ekipit tim ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Po presim rezultatet e testimeve dhe në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik, unë dhe një pjesë e stafit jemi vetizoluar. Ndihem mirë, nuk kam asnjë simptomë. U testova dhe javën e kaluar dhe kam rezultuar negativ. Kujdesuni për veten”, shkruan Varhelyi.