“Do i vijë dita dhe atij”/Paralajmëroi b.ombën, plas sherri mes Shqipes dhe Elvisit: Laj gojën ti dhe…



Ka plasur sherri në rrjetet sociale mes Ish-konkurrentes së Për’Puthen Shqipe Hysenajt dhe Elvisit. Shqipja është pyetur se çfarë mendimi kishte për Elvisin, fill pasi ky i fundit i doli në krah Sindit gjatë debateve me Julin dhe Arjan Konomin.



“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani! Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin”, shprehet Shqipja duke shkelur syrin e duke lënë të kuptohet se ka materiale edhe për të.



Pas postimit të Shqipes, Elvisi reagoi me një status duke publikuar pastën e dhëmbëve dhe duke i thënë ish-konkurrentes “të lajë gojën para se të flasë për të”.

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. “Colgate Max Fresh” kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral.

Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë”, shkruan Elvisi.