Ditë me dhimbje dhe lot, ish-deputetja merr lajmin tr.agjik,ai nesër do festonte ditëlindjen: Si të jetojë nëna pa djalin?



Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka humbur një tjetër mik të saj. Në një status në rrjetin social Facebook, Malaj shprehet tejet e pikëlluar nga ndarja nga jeta e shokut të saj.



Malaj kujton edhe kohët që ka kaluar me të dhe shkruan se dita e sotme ishte plot dhimbje dhe lot.

“Kur vdekja nuk te kursen!

Shoku im i mirë dhe miku i shtrenjtë i familjes sime , sot ike dhe na the lamtumirë!

Vdekja të rrëmbeu dhe nuk të kurseu i miri Hasan. Ti nuk u dorëzove dhe nuk the asnjëherë lamtumire , po ja që na le .. Nesër bënë 57- vjeç , se ne jemi moshatarë, po ti vetêm 6- muaj me i madh dhe gjithnjë kur debatonim më thoje : Ej , motra jam 6- muaj më i madh se ty… si të doje të fitoje përparësi dhe të tregoje se ishe me i madh .. Po në fakt mosha nuk ishe për të ikur… Ti çdo gjë e beje me vrap, me energji pozitive si djalosh i ri , me plotë gjallëri e mirësi.. Me kujtohet kur une u sëmura nga Covidi ti me merrje cdo ditë e kishe shume frikë se une nuk do ja hidhja .. Po ja që fati mua me ndihmojë e ty jo. Semundja jote tinzare, ajo masa tumorale te mori shpejtë dhe ti fluturove në qiell, duke lene Merin, Idën, Dardanin , nipin dhe te gjithë të dashurit me lot ne sy e dhimbje ne shpirt. E le nene tende , të moshuar me dhimbje ne zemer, pasi asnje nene nuk do te jetoje kur djalin nuk e ka me.Nuk di si te them , po jeta nganjeherë të duket si nje vrap i madh dhe nuk e dimë kur dhe ku do jetë stacioni i fundit . Ti , i miri Hasan, e doje jetën ne te gjithë dimemsionin dhe e shijove dhe e jetova ate . Ende nuk e kuptoj qe keto fjalë po i shkruaj per ty. Janë ca njerëz që nuk iu shkon fare vdekja .. Njeri pre tyre je dhe ti.. Ti kishe lindur per te jetuar , se ishe sfidant dhe e sfidove vdekjen deri ne fund. Do me mungojë kafja jone qe e pinim te Tafaj, biseda dhe mbeshtjeja qe i jepnim njeri- tjetres. Sot ishte nje dite plotë dhimbje e lot. E tani udhetofsh drej Parajses miku im dhe Zoti le te pres krahehapur , i miri dhe i shtrenjti Hasan. Ta dish , do me mungosh shume o shoku , miku dhe vellai im!! Nuk te ndalova dot! Ishte zgjedhja jote… Askush nuk kishte force te te ndalte! Prehu i qetë ne Parajsë!”, shkruan Nora Malaj.