“Dënimi më i madh në jetë”. Deklaroi se ishte në Për’Puthen vetëm për Ledjanën, Mevlani bën veprimin e pazakontë



Pak puntata më parë në emisionin Për’Puthen, konkurrenti më i vjetër Mevlani bëri deklaratën se ndodhej në emision vetëm për Ledjanën.



Mirëpo së fundmi Mevlani i ka habitur të gjithë me një postim që ka bërë në rrjete sociale.



Në fakt ka qenë shprehja e tij ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Mevlani ka publikuar në Instagram një foto të tij, që e ka shoqëruar me këngën “Love Story”.

Ai ka shkëputur nga kënga pjesën ku shprehet: “Më thyeve zemrën, tani je me tjetër, tregomë a m’ke harru. Ty gabimet të mbetën, shkatërrove veten, tash je tu më kërku”.

Gjithashtu përkrah fotos, Melani ka shkruar: “Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”.

Sigurisht ky postim ka ngritur dyshime dhe nuk e dimë se kujt i dedikohet. Këto kohë ai ka treguar se gjërat me Ledjanën po shkojnë më së miri, madje Mevlani e ka surprizuar këtë të fundit edhe me dhurata jashtë emisionit. I vetmi dyshim dhe opsion që ngelet është Antonela. Para disa ditësh ai pati një përplasje me nënën e saj në “Për’puthen” dhe madje Mevlani e Antonela nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Të jetë lënduar Mevlani vallë nga Antonela kaq shumë? Mbetet për t’u parë!