Ç’po ndodh te Aeroporti i Rinasit? Avioni qëndron 30 minuta në ajër dhe rikthehet në Greqi, ngrihet alarmi, ja ç’po bëhet aty



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin e Rinasit mëngjesin e sotëm. Një avion me pasagjerë të ardhur nga Athina ka qëndruar 30 minuta në ajër dhe pasi nuk ka mundur të ulet në aeroportin e Rinasit, është rikthyer sërish në Greqi, pasi puna në Aeroport është bllokuar sepse kontrollorët e AlbControl kanë bojkotuar punën dhe janë në protestë për pagat dhe kushtet e punës.



Kontrollorët dhe punonjësit e tjetër të AlbControl kërkojnë rritje të pagës, pasi në prill 2020 ato janë ulur me 70%.



AlbControl është një kompani me kapital 100% shtetëror dhe në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Pritet që ministrja Balluku të jetë vetë sot në ambientet e AlbControl për të diskutuar për kërkesat e kontrollorëve dhe punonjësve të tjerë.

Kërkesat e kontrollorëve:

– Rikthim i kolegëve në punë;

– Shfuqizim i vendimeve të bordit;

– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Kjo është hera e parë që ndodh një protestë nga kontrollorët e ‘AlbControl’, të cilët kanë firmosur deklaratën e paaftësisë në punë për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë, ndikuar edhe nga pandemia.