Covid-19 mund të shkaktojë pasojën e rëndë… të përhershme



Covid-19 mund të shkaktojë humbje të papritur dhe të përhershme të dëgjimit, sipas shkencëtarëve në Britani, të udhëhequr nga një eksperte greke, e cila studioi rastin e një pacienti 45-vjeçar. Pasi kanë humbur nuhatjen dhe shijen, shkencëtarët tani zbulojnë se koronavirusi SARS-CoV-2 gjithashtu mund të dëmtojë dëgjimin.



Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Fotini-Stefania Kumba i University College London (UCL) dhe Spitali Mbretëror Kombëtar i Hundës dhe Veshit, publikuan gjetjet e tyre në revistën mjekësore britanike BMJ Case Reports, sipas Guardian, vuri në dukje se problemet e dëgjimit kanë nevojë për diagnostikim të hershëm dhe trajtim urgjent në pacientët e pranuar në ICU për shkak të koronavirusit.



Burri 45-vjeçar, i cili vuante nga astma dhe u prek nga Covid-19, u intubua në spital dhe u trajtua me remedisivir, steroid intravenoz dhe ilaçe të tjera. Një javë pasi u largua nga Njësia e Kujdesit Intensiv, ai zhvilloi humbje të dëgjimit në veshin e tij të majtë. Mjekët thanë se asnjë nga ilaçet e dhëna nuk mund të shkaktonte një efekt të tillë anësor, testet e tij nuk treguan ndonjë çrregullim autoimun dhe as ai nuk kishte një histori të problemeve të dëgjimit.

Profesori i Universitetit të Mançesterit, Kevin Munro ka argumentuar se viruse të tjera mund të ndikojnë në dëgjim dhe se shumë njerëz që kanë marrë Covid-19 tashmë po ankohen për tingëllimë në vesh ose humbje të dëgjimit. Një studim i 121 pacientëve zbuloi se 16 kishin probleme dëgjimi dy muaj pas daljes nga spitali.