Çoi gruan dhe djalin në shtëpi, pastaj zbriti poshtë pallatit sepse…por ajo që i ndodhi tronditi gjithë vendin, dalin detajet e rënda për 39-vjeçarin



Kanë dalë në dritë detaje të reja nga plagosja që ndodhi pak më parë në Tiranë në zonën e ish-Bllokut.



Disa persona, ende të paidentifikuar kanë qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta me qytën e pistoletës 39 vjeçarin E.Xh, i cili fatmirësisht nuk ka marrë lëndime.



Sipas burimeve, personi që është goditur ka lënë makinën në mes të rrugës dhe ka dërguar gruan me fëmijët në shtëpi, më pas sapo ka zbritur ata e kanë qëlluar në kokë me qytë pistolete dhe kanë ikur me vrap rrugëve të bllokut, teksa policia po punon për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim  kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.