Ç’ndodhi në Lezhë, policia arréston 5 persona



Policia ka vënë në pr.anga 5 qytetarë në Lezhë, të dyshuar për disa vepra të ndryshme pen.ale.



Në pr’anga është vënë 48-vjeçari A.D., banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane dhe e ka dënuar me 7 vite b’urgim,nga i cili i ka mbetur dhe 1.8 vite për vepren penale “Trafi’kim i narkotikëve”.



Është arrestuar edhe F.H.,22 vjeç,banues në Mamurras, i shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim E.S.,i kanë vjedhur kartën e bankës shtetasit F.Xh.,dhe kanë mundur të tërheqin një sasi parash.

Gjithashtu, policia në Lezhë ka kapur dhe ndaluar Gj.B.,53 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me bu’rg” ,për vepren penale “Dhu’në në familje”.

Po ashtu ne pr.anga ka rene K.P.,18 vjeç,banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur në qytet Lezhë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” pa leje drejtimi, shtetasi K.N.,31 vjeç,banues në Kurbin ,pasi është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendjen të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.