Çfarë ndodhi në orën 7 dje tek Liqeni që u vendos shtetrrethimi me policë

Liqeni Artificial u vendos sot nën masa më të rrepta sigurie. Më shumë forca policore janë vendosur pranë Parkut dhe askush nuk lejohet ti afrohet.

Edhe pse merret me mend, dhe kuptueshëm që qytetarët nuk po munden të qëndrojnë më mbyllur, dhe kanë nevojë të dalin gjatë pasditeve, kryeministri Rama tregoi se pse ishte marrë ai vendim.

Rama tha se dje u pa një numër shqetësues qytetarësh tek Liqeni në orën 19:00, kur fasha e orarit është 17:30. Ai madje u bëri thirrje policëve të marrin masa dhe të mos bëjnë tolerime.

Rama:

Për ju që thoni pse e mbyllët Liqenin se atje dalim vetëm. Nuk jeni vetëm atje ku del. Parmbrëmë liqeni, parku i liqenit kishte shëtitje në numra shqetësues në orën 7, Tirana është zonë e kuqe Tirana ka fashë orare. Tani u shkarkuar shefi i komisaritait 1 dhe gjithë drejtuesit e policisë, përfitoj nga ky rast, shefa komisariatesh apo punonjës në terren, nuk duhet asnjë tolerancë, sepse është shumë e rëndësishme që qytetarët ti kenë të gjitha të drejtat, por në zonat e kuqe nuk ka tolerancë. Prandaj u mbyll.