Ç’do ndodhë pas 25 prillit nëse PS merr mandatin e tretë? Paralajmërimi b.ombë, do ‘fshikullohen’të punësuarit? Kryebashkiaku sapo njoftoi se…



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një prononcim për news 24, ka deklaruar se nëse PS mrr mandatin e tretë pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk do të ketë largime nga puna.



Veliaj u shpreh se në administratë ka njerëz që të kohës së Lulzim Bashës.



“Sigurisht që më janë shtuar orët e punës. Mbarova mbrëmë në mesnatë një emision dhe jam këtu sërish sot para se të nis orarin e punës. Unë besoj që ky është një vend i lirë. Ne problem kemi nga ata që flenë e nuk bëjnë asnjë punë, jo nga ata që punojnë. Nga ata që bëjnë dy-tre angazhime nuk ka keq. Ne kemi aty edhe njerëz që të kohës së Lulzim Bashës, respektoj faktin që jemi në të njëjtin vend pune, por që bëjmë fushata të ndryshme. Do jetë fushata e parë që ne do të shpëtojmë nga klasat me dy turne. Infermierët dhe mjekët kanë pasur rritje rroge 40%, absolutisht e merituar. Për dikë që premton të ulë taksën e oligarkëve, praktikisht nga diku do të dalin këto lekë. Njerëzit mendojnë më shumë për xhepin e tyre, se për partitë. Unë besoj se kush voton PS, ka një garanci se më datë 26 janë të gjithë nëpër punë, nuk ka thirrje për largime nga puna”, tha Veliaj.