“Boll më, e mbushët kupën”. Arjan Konomi nxehet dhe revoltohet pas asaj që tha Sara dhe Antoneta: Ose rregullojeni, ose…



Opinionisti Arjan Konomi ka shpërthyer dje ndaj Sarës dhe Antonetës lidhur me ironinë e përdorur nga këto të fundit teksa iu drejtohen djemve në studio.



Konomi ka kërkuar që të ndalojnë arrogancën dhe të përgjigjen me argumente ndaj secilit prej konkurrentëve.



Sara: Mund të kem flirtuar, por jo tradhti.

Riniani: Pse flirtimi nuk është tradhti?

Sara: Paske kapur flokët sot.

Arjani: Çfarë është kjo arrogancë, keni argumente. E keni mbushur kupën me këtë fjalorin tuaj. O mësoni rregulloni gjuhën, ose mos dilni të takoheni me këta djem. Këta do flasin, mund të thuash është mendimi jot, për mua nuk ka rëndësi. Pse vazhdoni me këtë arrogancë? Boll se nuk mund ta durojmë më, po e mbushni kupën.